Siguria dhe Privatësia – Beep Electronics
1. Siguria
Të dhënat tuaja personale të regjistruara në platformën tonë do të ruhen në bazat tona të të dhënave të sigurta dhe do të mbeten konfidenciale. Ju, si blerës, jeni përgjegjës për llogarinë tuaj të hapur në Beep Electronics dhe për të gjitha informacionet e regjistruara nën të.
1.1 Të dhënat për procesimin e pagesave
Ne nuk i mbledhim, ruajmë apo procesojmë të dhënat e kartelave bankare me të cilat mund të bëni pagesa. Në rastet kur pagesat përpunohen nga palë të treta, zbatohen kushtet dhe politikat e privatësisë së tyre.
2. Politika e Privatësisë
Privatësia juaj është shumë e rëndësishme për ne. Si përgjigje ndaj Rregullores së Përgjithshme për Mbrojtjen e të Dhënave (GDPR), e cila ka hyrë në fuqi në Bashkimin Evropian që nga data 25 maj 2018, ne kemi përditësuar Kushtet e Shërbimit dhe Politikat e Privatësisë. Megjithëse kjo rregullore vlen vetëm për qytetarët e Bashkimit Evropian, ne kemi filluar t’i aplikojmë këto përditësime globalisht, duke përfshirë edhe Kosovën. Këto politika janë në përputhje me ligjet e zbatueshme për mbrojtjen e të dhënave.
3. Ndryshimet në Politikën e Privatësisë
Ne mund të plotësojmë ose ndryshojmë këtë Politikë të Privatësisë në çdo kohë, duke përditësuar këto ndryshime në faqen tonë të internetit.
4. Mbledhja e të Dhënave Personale
Ne mund të mbledhim të dhënat dhe informacionet tuaja personale kur përdorni ose vizitoni faqen dhe shërbimet tona. Kur regjistroheni dhe krijoni një llogari në faqen tonë të internetit, të dhënat personale që mund të mbledhim përfshijnë:
– Emri, mbiemri, adresa, numri i telefonit dhe adresa e email-it
– Adresa e dërgesës apo faturimit dhe informacionet e tjera që përdoren për blerjen e produkteve
– Mosha, gjinia, interesat dhe preferencat tuaja
– Informacione për vendndodhjen gjeografike, nga IP adresa
– Historia e kërkimeve
5. Arsyeja e mbledhjes dhe përdorimit të të dhënave
Ne përdorim dhe ruajmë të dhënat tuaja personale për qëllimet e mëposhtme:
– Identifikimi i llogarisë suaj për qasje të sigurt në shërbimet tona
– Përmirësimi i shërbimeve tona ndaj klientëve
– Për t’ju kontaktuar lidhur me llogarinë tuaj
– Dërgimi i email-eve për të verifikuar llogarinë tuaj ose për t’ju kthyer përgjigje kur na kontaktoni përmes telefonit
– Parandalimi, zbulimi dhe hetimi i aktiviteteve mashtruese ose ilegale
Ne i ruajmë të dhënat tuaja personale për aq kohë sa është e nevojshme dhe e rëndësishme për ofrimin e shërbimeve tona, në përputhje me ligjet në fuqi.
6. Çfarë janë cookies?
Cookies janë skedarë të vegjël teksti që përmbajnë informacione mbi vizitën tuaj në faqen tonë të internetit. Ato shërbejnë për të lehtësuar ndërveprimin midis jush dhe faqes, duke ruajtur preferencat dhe aktivitetet tuaja, çka përmirëson përvojën e përdoruesit.
Cookies mund të ruhen për të kujtuar gjëra si përzgjedhja e gjuhës, madhësia e shkronjave dhe preferencat e tjera të përdoruesit. Gjithashtu, ato lehtësojnë përdorimin e shërbimeve si regjistrimi në faqe, shporta e blerjeve dhe abonimet. Përveç kësaj, cookies ndihmojnë në mbledhjen e informacionit mbi zakonet e përdoruesve të internetit, si numri i vizitave dhe përmbajtjet e interesuara. Kjo ndihmon në përmirësimin e efikasitetit të faqes sonë.
Për hir të transparencës, kemi listuar të gjitha cookies që përdorim dhe qëllimin e tyre. Ju lutemi të mbani parasysh se duke përdorur faqen tonë, ju bini dakord me përdorimin e këtyre cookies.
7. Të dhënat tuaja në llogarinë tuaj të krijuar
Nëse jeni regjistruar në Beep Electronics, ne ju ofrojmë mundësinë të qaseni, korrigjoni, fshini ose modifikoni të dhënat personale të lidhura me llogarinë tuaj.
8. Praktikat e Privatësisë së Palëve të Treta
Nëse ndani të dhënat tuaja personale me palë të treta ose vizitoni një faqe interneti të palëve të treta, do të zbatohen politikat dhe praktikat e tyre të privatësisë. Ne ju këshillojmë që të vlerësoni me kujdes politikat e privatësisë së palëve të treta para se të shkëmbeni të dhëna personale me ta.